Me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë” , kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një komunikim online për mediat.
Rama u shpreh se lista e Partisë Socialistë është lista e vetë-ndryshimit, ndërsa theksoi se skuadra e Partisë Demokratike është zhgënjyese dhe se nuk ka dhënë maksimumin e saj, duke e konsideruar kreun e PD , Lulzim Basha një lider pa karakter.
Gjithashtu teksa u ndal tek kandidatët e PD-së, ai u shpreh se me skuadrën e prezantuar, kjo parti e ka të pamundur të fitojë, pasi sipas Ramës nuk kanë një qëllim final, ndërsa tha: “Qytetarët e Tiranës duhet të zgjedhin mes 2 pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës”.
“Të dalë nga shtëpia që të votojë një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë në radhë një në dy fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe natyrisht dezdemona Mesila Doda…Dash Shehi… dhe me këto emra që thash mbaroi gjysma e skuadrës…Është e pabesueshme, një skuadër e futur për të mbajt njërin që të mos dehet në stol… Kjo është alternativa e Shqipërisë? Me këtë fiton Shqipëria? Me Fatmir Mediun?…Një skuadër katastrofë, qytetarët e Tiranës kanë mundësi të zgjedhin midis dy pensionistëve Luljeta Bozon dhe Sali Berishën. Dhe do të zgjedhin Saliun? Kjo është e reja që sjell PD”, tha më tej Rama, duke shtuar ai për çfarë do t’i përfaqësojë ai pensionistët që t’i marrë dhe të djegin palma”, – tha më tej kryeministri Rama.
Sa i përket debatit për lista Rama tha PS është prezantuar me ekipin që e ka të qartë objektivin bazë dhe atë maksimal, për tu kualifikuar në përfaqësimin e Shqipërisë.
“Debat i madh për listat. Askush nuk ka pasur parasysh që ne kemi hapur listat. Ata që trumbeton listat e hapura janë mbyllur komplet, ndërsa ne kemi ndërtuar një skuadër në çdo qark. Mundësia i është dhënë çdo pjesëmarrësi në listë, besoj që numërimi i votave do të japë një pasqyrë shumë të ndryshme sepse do të shikoni që në skuadrën tonë të gjithë numrat do të kenë vota. E gjitha është e analizuar dhe ma besoni sepse do të ketë shumë surpriza në zonat që konsiderohen jofituese.
Në Tiranë i kemi ofruar komuniteti Çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën Partia Demokratike që është një ofertë marramendëse për nga niveli i verbërisë. Të gjitha ata që i përkasin atij komuniteti kanë më shumë se një zgjedhje, jo vetëm në listën e Tiranës.
Po ashtu është e pamundur t’i fusësh në fushë skuadrat për t’i bërë qejfin lojtarit, por për të fituar ndeshje. Tek PD nuk e shoh këtë, por shoh një fushë lojtarë për të mos i ngelur hatri. Skuadra jonë është futur në ndeshje duke pasur të qartë objektivin bazë dhe atë maksimal, që të kualifikohemi që të përfaqësojmë Shqipërinë”, – tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post