Për analistin Andi Bushati, pas zgjedhjeve, Rama e ka të pamundur të sigurojë 71 mandate dhe do ketë dy rrugë për të qeverisur, ose sërish me LSI, ose me PD-në.
“Për mua 71 mandate janë të pamundura. Dhe PS ka dy rrugëdalje, ose do përsërisë koalicionin me LSI. Pjesa e dytë është që Rama të shkojë drejt një koalicioni të madh, PD-PS, në emër të asaj që Rama premtoi…Kjo do varet nga zgjedhja politike që do bëjë Rama. Për të qeverisur i qetë, Rama do qeverisë me Metën, nëse do dojë një lloj frymëmarrje, do bëjë një koalicion të madh, sikur ka një paqe sociale e per te arritur disa qëllime evropiane, mund të zgjidhte koalicionin me PD”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post