Në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan u diskutua për procedurën e birësimeve në Shqipëri. E ftuar në studio drejtoresha e Komitetit të Birësimeve, Lenada Cadoshi tregoi si funksionon kjo procedurë.
Ajo është shprehur e keqardhur për disa çifte shqiptare, kur thotë se birësojnë fëmijë sa për të përmbushur egon e tyre personale.
Lenada Cadoshi: Çiftet shqiptare, mua më vjen keq ndonjëherë që ta them, që vijnë edhe thonë pikërisht këtë pjesën, hëmo se po bëj bamirësi. Ose më duhet që ta ketë dikush të ma gëzojë këtë pasurinë, ose të jetë dikush që të më bëjë mua yzmet. Kjo është shumë e shëmtuar kur je nënë vetë.
Mirela Milori: Ka njerëz që birësojnë fëmijë që t’u bëjnë yzmet nesër?
Lenada Cadoshi: Po ka njerëz që vijnë, janë të mëdhenj në moshë, sepse ligji shqiptar nuk e parashikon, nuk ka një limit dhe kjo është fatkeqësia jonë, sepse të gjithë vendet e botës e kanë limitin e moshës. Në zyrat e mia ka qëlluar që kanë ardhur edhe 70-vjeçarë të cilët thonin që dua të birësoj, nuk kam patur fëmijë edhe tani të më bëjnë yzmet.
Mirela Milori: Dakord, po ka dhe kritere të tjera përveç moshës. Një zotërie të tilla nuk mund t’ja japësh. Ka ecur procedura e birësimit në rastin konkret?
Lenada Cadoshi: Jo, absolutisht, sepse ne funksionojmë me bord dhe duke qenë se birësimi është interesi më i lartë i fëmijëve ne duhet të mendojmë që nga kjo listë kandidatësh ne duhet të gjejmë alternativën më të mirë të mundshme për këtë dosje fëmijësh.
Mirela Milori: Ndonjë histori tjetër të kësaj natyre të ka ngelur në mëndje gjatë përvojës tënde, kërkesa për birësim?
Lenada Cadoshi: Unë sa vijnë dhe më thonë e dua për bamirësi, kjo është një gjë shumë e shëmtuar që unë që aty vendos një barrierë. Nuk dua të jem paragjykuese, por unë mendoj që kur vjen në Komitetin Shqiptar të Birësimeve, ti i ke ezauruar të gjitha hapat e tjera dhe pastaj ke arritur tek ne. Janë të pakta çiftet të cilët kanë një fëmijë biologjik dhe kanë birësuar një fëmijë. Por gjithmonë janë tek kjo pjesë që më duhet të përmbush egon time, të kem një fëmijë që të kujdeset nesër-pasnesër për mua. Këto janë të gjitha rastet që mua nuk më duken…
Mirela Milori: Janë të shumta tek ne?
Lenada Cadoshi: Janë! Pjesa më e madhe po. Të përmbushin ego personale, jo ego të fëmijës.
Mirela Milori: Duke vënë në balancë që birësimi është finalja e fëmijëve të braktisur dhe një egoizmi të tillë, ti kë zgjedh?
Lenada Cadoshi: Birësimet kanë një procedurë. Ke dhe intervista pas birësimit të cilat janë intervista 2-vjeçare. Dhe automatikisht në qoftë se ne nuk shikojmë që ka një përputhje apo një refuzim të fëmijës në raport gjatë intervistave me nënën birësuese, natyrisht që komiteti vihet në lëvizje, sepse ne funksionojmë me bord drejtues. Dhe kjo i njoftohet bordit. Nuk ka patur raste të tilla. Unë kam qenë skeptike tek vajzat single (beqare). Unë mendoj që një fëmijë duhet të marri të dy figurat, edhe nënën edhe babain./abcnews
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post