Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregohen takimet e kryeministrit shqiptar me liderë politikë europianë.
Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare, Rama shfaqet në takime me liderë ballkanikë e europanë.
Edi Rama tha më herët se gjatë vizitës së tij në Pragë, ka siguruar mbështetjen e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) për çeljen e negociatave.
Për Ramën, kjo nuk është e gjitha, pasi ka dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.
Rama tha:
“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post