Kryeministri Edi Rama ishte sot në mjediset e Lufthansa Industry Solutions, në Air Albania Stadium, ku mbi 200 vajza e djem shqiptarë, profesionistë në informatikë, punojnë për kompaninë ajrore gjermane të flamurit në mbarë botën dhe me cilësinë e punës së tyre po kthehen në adresë edhe për të tjera kompani të mëdha gjermane.
Teksa ka shpërndarë pamjet brenda ambienteve, Rama shkruan:
“Kush mendonte para 7 vjetësh se mund të kishim në pak vite, të tilla ndërmarrje ekselence si “Lufthansa Industrial Solutions” në Shqipëri, me vajza e djem shqiptarë zotërues të gjuhës së teknologjisë së lartë, le të ngrejë dorën”. – shkruan Rama.
Kush mendonte para 7 vjetësh se mund të kishim në pak vite, të tilla ndërmarrje ekselence si “Lufthansa Industrial…
Posted by Edi Rama on Monday, November 23, 2020
Diskutime rreth kësaj post