“Që të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje.
Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s’ka asnjë lidhje me atë parti.
Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston.
Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë???”.
Kështu shkruante dje në darkë kryeministri Edi Rama, që kujtonte 8 dhjetorin.
Disa komentues i kujtojnë edhe përfshirjen e tij, ndërsa një prej tyre shkruan se Rama, Azem Hajdari dhe Spartak Ngjela kërkonin të reformonin PD-në në ’93-n.
Por, Rama thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai thjesht kishte shoqëri me ta.
Komentuesja: Edi Rama ,Me vjen mire qe e pranove qe nuk futesh as tek te vertetit dhe as tek misionaret…Jo per gje ,po kam bindjen se keta te fundit duhet t’i kesh njohur,ose te pakten ke patur info rreth tyre…Nejse ,keto qe sapo thashe me jane krijuar si bindje,kur tentuam te “reformonim “PD-ne nga vitet 93, 94…grupi nismetar qe goxha i mire,Ju,Azemi e Spartaku …se nga cdo e reformonim PD-ne ne ate periudhe vetem Ju e Spartaku e dinit…Eeee,Politika thuaj…!
Rama: S’kemi bere asnje perpjekje te kesaj natyre, ka qene thjesht shoqeri me Azemin.
Komentuesja: Te pakten kishe arritur te fitoje respektin e konsideraten e tij per Ju,sepse sa here bisedonim shprehej me vleresim te dukshem per Ju si psh. energjik dhe shume i mprehte,madje ishte i apasionuar pas karikaturave tuaja…Por qe mos te flej nen naivitetetin e te genjyeres ,nuk e di a lexove mire,por kisha perdore veten e pare shumes kur fola per “reformimin”…
Diskutime rreth kësaj post