Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim kreun e qeverisë, Edi Rama. Fillimisht Rama u prit nga Presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Konjufca ka folur për mediet pas përfundimit të takimit.
Ai thotë se refuzimi nga ana e Kurtit për takimin me të duhet respektuar pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo çka dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve. Konjufca thotë se i kërkoi Ramës të jetë në të njëjtën linjë në qasjen që ka Serbia ndaj Kosovës.
“Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri”, tha Konjufca.
Pyetje: A u konsultuat me Kurtin para takimit?
“Asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin. Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, thotë Konjufca.
Nuk dihet ende nëse Rama do të takohet me homologun e tij, Albin Kurti.
Ky i fundit, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një takim mes tij dhe Ramës nuk pranoi të përgjigjej, por u largua vetëm me një përshëndetje.
Diskutime rreth kësaj post