Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e zv/ministrave të rinj. Përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, kreu i qeverisë lexoi emrat e të gjithë zv/ministrave. Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Brendshme dhe ajo e Energjetikës do ketë nga katër zv/ministra për shkak të zgjerimit të strukturës së këtyre ministrive pasi janë bashkuar nga dy ministri me njëra-tjetrën.
Një prej emrave të njohur në radhët e zv/ministrave është edhe arkitekti Artan Shkreli i cili emërohet te Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës si zëvendës të Damian Gjiknurit. Shkreli ka qenë më parë këshilltar i kryeministri Edi Rama për territorin. Ndërkohë, nga zv/ministrat e vjetër Rama ka mbajtur në detyrë vetëm Petro Koçin te Ministria e Mbrojtjes si zëvendës të Olta Xhaçkës.
Emrat e zv/ministrave të rinj
Zv/ministrat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë: Erion Luci, Albana Shkurta, Dajna Sorensent, Elton Haxhi.
Zv/ministrat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës janë: Enis Aliko, Altin Bonati, Dorina Çinari, Artan Shkreli.
Zv/ministrat e Brendshëm: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besord Ramallari
Zv/ministrat e Ministrisë së Jashtme: Klea Maliqi, Artemis Dralo, Etjen Xhafaj.
Zv/ministri i Mbrojtjes: Petro Koçi.
Zv/ministrat e Drejtësisë: Toni Gogu, Teuta Godo.
Shëndetësia: Emira Kacolli, Bardhylka Konspiri, Ilirjana Bajraktari, Ardjana Jaku.
Arsimi: Besa Shahini, Ervin Demo, Sportin do ta mbulojë Kostandin Shkurti, Rininë do ta mbulojë Shpati Kolgega.
Turizmi dhe Mjedisi: Ornela Çuçi, Haroll Çeko.
Bujqësia: Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo
Kultura: Valbona Shijaku.
Diskutime rreth kësaj post