Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vetëreformim brenda qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga takimi me dyer të mbyllura i qeverisë në Tepelenë.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan Rama.
Në fotot e publikuara nga vetë kryeministri shihet që ai të jetë në krah të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, emri i të cilës u lakua se është shkarkuar, gjë të cilën e mohoi edhe Rama, por edhe vetë ministrja.
Dy ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë, Ibrahimaj u shpreh se lajmet për shkarkimin e saj janë “thashetheme vere”.
Ajo deklaroi as nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen. Ndryshimet në qeveri i mohoi edhe vetë Rama.
Në mbledhjen e Asamblesë u mor vendimi për të shkarkuar të gjithë sekretariatin e PS.
Po ashtu u vendos që kryetar i grupit parlamentar të PS të jetë, Bledi Çuçi. Ndërsa sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.
Diskutime rreth kësaj post