Kryeministri Edi Rama është një ndër politikanët shqiptarë që ka bilancin më të mirë në politikë, duke qenë se është i pranishëm në poste të rëndësishme prej më shumë se 20 vitesh. Pikërisht në lidhje me këtë fakt iu pyet mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Hard talk’, kreu PAA, Agron Duka.
-Zoti Duka, Rama në prill mbush 23 vjet në politikë dhe është nga politikanët që ka bilancin më të mirë.
-Për mendimin tim ka dallim të madh ndërmjet asaj që quhet jetëgjatësi e pushtetit dhe asaj që lë pas, pra veprës që ke bërë gjatë kohës që ke qenë në pushtet. Ka shumë njerëz që kanë ndenjur shumë gjatë në pushtet, sepse politika mes të tjerave ka dhe atë që quhet intriga dhe që Rama është shumë i aftë t’i përdorë. Ka momente kur të ka mik e kaluar miku dhe kur nuk i duhesh të largon jashtë vëmendjes dhe nuk harxhon energji për ty. Këto janë disa tipare që i kanë politikanët që ecin në karrierë, por nuk janë njerëzorë. Kjo nuk do të thotë që të jesh njeri i keq, por në fund të fundit i japin mundësinë vetes që të bëjnë një karrierë politike dhe mënyra e zhvillimit të politikës së tij dhe disa të tjerëve që kanë kaq jetëgjatësi, është e tillë. Nëse Rama fiton një mandate të tretë kjo do të çojë në një regres të madh sepse bujqësia, zhvillimi rural, turizmi, nuk është se kanë ndonjë ecuri pozitive. Dhe ikja në mënyrë të vazhdueshme e rinisë është një tregues shumë negativ. Është hemoragji, dhe hemoragji do të thotë që kur ikën gjaku, njeriu rrezikon të vdesë. Kështu ndodh edhe me shoqërinë. Po të iku rinia dhe po krijoi mosbesim për të ardhmen e vetë kjo është një tregues shumë shumë negativ.
Diskutime rreth kësaj post