Kryeministri Edi Rama tha se Policia e Shtetit është institucioni që gëzon besimin më të madh të publikut.
Në aktivitetin, “Policia e Gjeneratës së Re”, Rama deklaroi se Policia e Shtetit sot, falë punës së bërë nga qeveria është institucioni më i besuar.
Rama tha se e kupton vështirësinë e punonjësve të Policisë, që çdo ditë baltosën dhe sa herë kthehen në shtëpi pas një ditë të mundimshme, dëgjojnë lloj lloj akuzash në TV dhe nga opozita.
Më tej, kryeministri vuri në dukje se se ende ka policë që tradhtojnë uniformën, por kjo nuk mund të prekë të gjithë Policinë e Shtetit.
“Ende ka polic që duhet të ishin në burg. Armiku më i madh i policisë nuk është krimi por vetmia, përsëriti Rama, duke theksuar se Policia ka mungesë mbështetje jo nga qeveria, por mungesa e dëshirës që kanë disa për të mos e dëgjuar e kuptuar, duke krijuar shtypje dhe dhunë verbale të pashembullt dhe të ngjashme me asgjë në botë.
“Shtypje që nuk gjenden as në rajon e as në Europë, se në SHBA jo e jo. Askund nuk mund të gjendet një opozitë që shfryn çdo ditë një energji negative të pashembullt ndaj Policisë së Shtetit. Policia nuk i shërben një partie, por sot nesër e gjithmonë do ti shërbejë shtetit shqiptarë pavarësisht partisë që populli do i jap mandatin për të qeverisur”, tha Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.
Ai shtoi se sapo qeveria e tij sapo ka marrë pushtetin, rriti rrogën e Policisë së Shtetit.
“Ishte pika e parë e punës sonë, pasi ishte paga e më e ulët në rajon e jo vetëm. Ndërmorëm reforma të shumta për të rikthyer në këmbë Policinë e Shtetit. Luftuam së bashku vjedhjen e energjisë elektrike, që i kushtonte buxhetit mesatarisht 150 milion euro në vit për ti mbajtur dritat ndezur”, u shpreh kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post