Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinionin” në News24 ka folur në lidhje me sulmin e ndodhur sot në Prestige Resort, ku punonjësit e IKMT-së kanë shembu një pjesë e këtij resorti, pa paralajmërim dhe në një kohë kur qindra turistë prisnin të vijonin pushimet e tyre.
Burimi u shpreh se nuk mendon që një guxim i tillë, për kryeministrin tonë vjen nga SHBA. Ai u shpreh se Rama merr zemër nga Erdogan, i cili sipas Burimit u shpreh se i ka vënë kushte Perëndimit që Ramës të mos i preket “asnjë fije floku”.
“Rama po i shkatërron imazhin Shqipërisë tek turistët e huaj në sezon. Përse në këtë aventurë të çmenur duhet të ketë një motiv të fortë.
Do jap 2 shembuj, një nga Makbethi dhe një nga Putini.
Vejn një koment që sot si Makbethi zhytet në këto lloj krimesh ndaj demokracisë se nuk ka asnjë arsye para vetes, është në një moment se si të lajë apo shplajë etjen për revansh. kjo na lidh me Putinin, i cili nuk pyet po thjeshte i përgjigjet një instikti të momentit. kur ai bën diçka të tillë pyes veten kush ja jep këtë forcë. Nuk do të besoja kurrë që janë amerikanët, pavarësisht se Kim është e afërt me Ramën. Besoj se e mbron Erdogani dhe pas tij ka vënë ai si kush ndaj amerikanëve që Ramës të mos i preket një fije flokë. Vetëm kështu mund të shpjegoj këtë dalje nga binarët të Ramës.
Sulmohet një resort e një pronari mediaje. Është akt hakmarrje bazik, kafshëror, si predator që hakmerret, dhe një akt ndaj të ardhmes. Mua si gazetar më shqetëson fakti që Rama po hap apo mirëmban një cikël kanuni në qeverisje. Më parë ankohej se është rrahur mizorisht nga njerëzit e Sali Berishës.
Po ai tani po i thyen “kokën” një mediaje që në Francë shihet si e barazvlefshme me Le Figaro.
U bënë 30 vjet që asnjë pushtet në Shqipëri nuk i jep dot fund ciklit të kanunit në qeverisje. Sot Rama po sillet si bandë në pushtet, Grup banditesk në pushtet që nuk pyesin për asnjë ligj veç atij të të fortit.
Pronari i Figaros në Francë është një nga biznesmenët më të mëdhenj por as nuk mendohet të preket.
Kjo ndalet vetëm me presion ndaj Perëndimit. Kjo Amerikë që hyri garant për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, një muaj më vonë Rama marrëveshjen me opozitën e shkeli me këmbë. amerikanët nuk thanë asgjë. kur janë gjëra kundër Ramës, SHBA ngrihet në këmbë, por kur Rama e bën shoshë fare, amerikanët e stepen e nuk thonë asgjë”, tha Burimi.
Burimi ka folur edhe mbi “Ballkanin e Hapur”, për të cilën tha se vendi ynë duhej të mbështeste Kosovën në vendimet e saj.
“Lexova që Rama ka thënë që BE braktisi Shqipërinë dhe Balkanin Perëndimor ndaj Ballkani duhej të hidhte sytë nga Rusia. Ndaj them po frymëzohet nga vende jo demokratike.
Kosovarët pastaj janë vëllezërit tanë, kemi të njëjtat simbole të njejtin komb. Nuk mund të vihet kurrë serbi para kosovarit. nëse vëllai ynë mendon se nuk i përshtatet Balknai i Hapur, duhet ta respektonim. Ta zëmë se vëllai ka lajthitur, por nuk besoj se Kosova në këtë rast ka lajthitur. Rama na bën për budallenj. Merr shembull pajtimin Gjermani Francë pas lufte. Por ka një ndryshim të madh, sepse Gjermania e këtyre viteve, u shkëput totalisht nga e kaluara, kjo nuk ka ndodhur me Serbinë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post