Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë përgatitur një “plan të rëndë” për Kosovën, pas gjendjes të krijuar së fundmi në veri.
Ai ka thënë se është përpjekur të marrë pak kohë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare është duke e sosur durimin ndaj Kosovës.
”Unë shpresoj që mund të takohemi për t’u ballafaquar opinionet kushtet kur jemi në prag të lëvizjes së planit së nuk më zë as goja të flas për sanksione, ndaj masave ndëshkuese nga një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes durimit”.
“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve atëherë me shumë frikë plani që është në plan, realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vjen lëvizje”, ka thënë Rama.
Ndërkaq, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Rama ka anuluar sot mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të planifikuar për nesër në Gjakovë.
Diskutime rreth kësaj post