Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta.
I ftuar në ABC, Mërtiri, tha se beteja mes Ramës dhe Metës duket si e instaluar për jetë a vdekje. Sipas tij, veprimet e kryeministrit janë diversion, që ose Rama po kërkon një kokë turku ose sebep.
“Aleanca e ngjalave tregoi që ishte e paqëndrueshme. Kjo është instaluar si betejë për jetë a vdekje, por çudia është përfshirja e ndërkombëtarëve. Konflikti i Metës me ambasadoren amerikane është i pashpjegueshëm. Ose Rama po kërkon një kokë turku ose sebep. Sado konflikti është i hershëm unë nuk shoh që Rama sot të ketë kërcënim të drejtpërdrejtë Metën. Kërcënim për të është PD që mund ti marrë fronin.
Veprimet e Ramës janë diversion, kulaçin për PD dhe kërrbaçin për LSI. Para zgjedhje u kuptua që ai kërkonte të godiste LSI se supozohej që merrte vota majtas. Ia doli kësaj. Pse pas zgjedhjeve? E para është një goditje për të treguar se jam më i fortë. Rama kërkon të shfaqet sikur armiqësinë e ka me Metën dhe me Bashën kërkon partneritet. Kjo edhe për ta dobësuar Bashën, kërkon të përçajë kampin opozitar, LSI me PD. Rama është nga ata lider që kanë mendësi totalitare, duan të kenë pushtet absolut. Besoj se Rama e ka projekt që të shkatërrojë opozitën dhe të sundojë sa të përpiqet. Ka terminologji totalitare. Rama kërkon ta shohë veten si misionar, që ka ardhur në politikë për të bërë gjëra të mëdha. E ka thënë vetë, unë kam problem me vdekjen. Kërkon të përjetësohet.
Rama është përpjekur ta kapë gjykatën kushtetuese. Sa ia ka dalë të ketë dominim mbi gjykatën do ta shikojmë pas vendimit që do të merret për Metën. Për mua s’ka asnjë arsye për ta shkarkuar, mund ta gjykosh që nuk duhet të kishte pasur veprimtari aktive në fushatë. Nga aspekti ligjor nuk e dënon dot.
Kam përshtypjen që Ramës i intereson më shumë një Metë në presidencë. Me ndryshimet që janë bërë presidenti nuk ka ndonjë peshë të madhe. Rama ka probleme të tjera përveç kësaj. Ka kompleksin e fajtorit, është e qartë se ka vjedhur zgjedhjet,” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post