Rama: Plehrat po i marrim ne, që të mos i çojnë në Maqedoni e Bosnje
Kryeministri Edi Rama vazhdon që të mbrojë ligjin e tij të plehrave. Duke folur në sallën e parlamentit të Shqipërisë, Rama u shpreh se industria e riclikimit është pranë falimentimit dhe ne po kërkojmë që të mos dalin në rrugë punëtorët të cilët janë të siguruar.
Duke folur në sallën e kuvendit kryeministri Rama u shpreh se ky ligj bën të mundur që industria e riciklimit të mos ikë nga Shqipëria, por në vendet e rajonit, si Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, Mal i Zi.
“E kemi miratuar ligjin që të mos lëmë në rrugë ata mijëra punëtorë të cilët punojnë dhe janë të siguruar. Situata është e tillë që kjo industri është duke parë që të ikë nga Shqipëria e të shkojë në vendet tona fqinje, si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja etj.
E importi i këtyre mbetjeve të riciklueshme duhet të bëhet”, u shpreh Rama në sallën e Parlamentit.
Diskutime rreth kësaj post