Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka sulmuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke thënë se ai duhet të kishte shkuar në zyrën e kryeministrit dhe t’i thoshte atij që të ndalte punën, pasi me inceneratorët është duke u vjedhur.
Në emisionin “Open”, Shehaj komentoi reagimin e Ulsi Manjës, ndaj Presidentit Meta, duke thënë është turp i madh, pasi nuk po merret me abuzuesit e miliona eurove.
“Më vjen keq që Ulsi Manja, ministër Drejtësie del me këtë deklaratë. Nëse do ishin të nxjerra nga dosjet sic thotë zotëria, që ne ja pranojmë që janë të nxjerra nga dosjet, ky zotëri pse nuk i vajti kryeministrit, sepse ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve. Ti shkonte në derë dhe ti thoshte Edi Ramës, që të mos merresh me ato 10 mijë lekëshat e kadastrës që bën sikur është korrupsioni i madh, por ti thoshte Ramës që janë zbuluar këto, blloko urgjent inceneratorët, urgjent. Një ministër, një jurist, që ka formim juridik dhe nuk i shkon, sepse Edi Rama piktor është nuk kemi ca ti kërkojmë piktorit, por këtij juristit dhe atyre ekspertëve që ka atje, si nuk vajtën dhe ti thoshin është zbuluar kjo skema, janë qarkulluar kaq milionë euro me inceneratorët, tek unaza e re. Ka shkuar Dashamiri në burg, por me ata që kanë marrë lekët nuk kanë ndodhur asgjë. Ky zotëria duhet ti thoshte, po na vjedhin tek inceneratorit, po na vjedhin tek Rruga e Arbrit, bllokoi këto punë publike. A ka trup më të madh. Ai i di edhe përfituesit dhe merret me Ilir Metën, shko më nalt Ulsi”, u shpreh Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post