Pas aludimeve të disa portaleve dhe më pas të doktorit se kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë mbante veshur antiplumb, në Facebook-un e kryeministrit Rama ka patur edhe pyetje mbi këtë spekulim.
Siç shihet nga fotoja e mëposhme, Albert Gjoni i shtron një pyetje kryeministrit se pse kishte vajtur me antiplumb në Prishtinë.
Por, siç ndoshta se priste, Alberti ka marrë përgjigje nga kryeministri i cili duke qeshur i thotë Gjonit se i vjen keq që po e përdor e tall Berisha.
Ja shkëmbimet e komenteve :
Albert Gjoni: “Nje pyetje kam une: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot?,leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”
Edi Rama: “Ha ha ha ha ha, o zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle.
Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”
Diskutime rreth kësaj post