Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot tryezës së opozitës e cila doli në deklaratë duke vlerësuar propozimin e Ilir Metës dhe duke kërkuar dialog.
Në një postim të shkurtër në Facebook, Rama shkruan se ka qenë i gasthëm për dialog prej kohësh dhe këtë ia ka bërë të qartë Lulzim Bashës.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën” – shkruan Rama.
Mbrëmjen e djeshme, kreu i LSI propozoi një ‘qeveri besimi’ ndërsa thirrja e tij u mirëprit sot nga PD dhe aleatët.
Diskutime rreth kësaj post