Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Fitim Zekthi, komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për televizionin italian Rai3.
Gjatë kësaj interviste kryeministri Rama iu përgjigj edhe akuzave të ngritura, për eksponentë të qeverisë në lidhje me mafien. Në emisionin “Real Story” Fitim Zekthi u shpreh se dokumentari i Rai dhe e gjithë akuza që u bën, ishte thjesht që zhurmë e madhe pa prova konkrete.
“Rama nuk ka marrëdhënie të mirë me gazetarët dhe mediat. Por në mënyrë personale ai arrin ta humanizojë në mënyrë të admirueshme marrëdhëniet e me gazetarët. Intervista me Rai ishte realizuar relativisht mirë. Rama ka shumë përvojë, dhe në shumë intervista ka shfaqur qëndrueshmëri. Dhe në sytë e publikut arrin të tregojë se e përballon intervistën. Edhe dje arriti të shfaqë qëndrueshmërinë e tij dhe të mbrojë tezat e tij. Programi i RAI pati më shumë pretendime nga çfarë ishte në të vërtetë dhe zhurma u bë shumë e madhe. Por në përgjithësi u ndërtua mbi spekulime. Sigurisht që programi i RAI thotë disa të vërteta…por ne e dimë që në Shqipëri dekriminalizimi ka bërë një punë të mirë… Por programi i RAI, që nuk dua ta s’fumoj, në gjykimin tim ishte më shumë një zhurmë e madhe dhe u fokusua tek “tha Ahmetaj edhe krimi organizuar në zyrë”. Ky njeri tani i fshihet drejtësi dhe nga atje ku është thotë gjëra pa prova konkrete, tregon se programi është një zhurmnajë dhe jo një përpjekje për të hedhur dritë”, tha ai.
Frrok Çupi: Edi Rama i shkoi një strofkën e vet asaj media që kishte bërë një program të caktuar, dhe mund të them se ishte një program që dëshmon se si nuk duhet të jetë një televizion sot. Por u vërteta se në mënyrë cinike mund të themi që paskemi luftuar kot për lirinë e medias. Përderisa një media si RAI, nuk ka profesionalizim, lë për të dëshiruar.
Diskutime rreth kësaj post