Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës të Metës për shqyrtimin e dekretimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm
Fuga u shprehur se kryeministri i ka kërkuar takim sqarues Presidentit pas letrës refuzuese nga ky i fundit.
” Kryeministri i Shqiperisë do të bashkëpunojë me durim e me përkushtim të plotë me Presidentin e Republikës, për ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese që ka sjellë e shtuna e shkuar,” shkruhet aty.
Deklarata e plotë
Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama, e përshëndet përpjekjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kërkuar “përgjigje të qarta, të plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çështjeve”, që sipas tij, Presidenti i Republikës, “nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga perpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim”, siç shprehet Presidenti përmes zëdhënësit, lidhur me dekretimin e Ministrit të Brendshëm.
Duke nënvizuar se “herën e parë”, Presidenti i Republikës nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeministri, përkundrazi ka qenë Kryeministri që i ka kërkuar një takim sqarues Presidentit, pas letrës së dërguar nga ky i fundit për të shprehur refuzimin e paargumentuar të gjeneral Sandër Lleshit, si Ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do të marrë përgjigje të qarta e të plota, lidhur me pyetjet e tij të dërguara shkresërisht.”
Jo vetëm kaq, po në funksion të adresimit shterrues të problemit, që Presidenti i Republikës nuk e ka ngritur si problem në bisedën me Kryeministrin, por e ka ngritur shkresërisht, në formë pyetesori drejtuar Ministres së Mbrojtjes, vetem dje, Presidenti do të marrë bashkë me përgjigjet edhe një zgjidhje shterruese, e cila nuk lë më asnje shteg për interpretime të asnjë lloji. Për asnjë palë.
Duke shprehur besimin se në këtë proces të ri, ku Kuvendi ka padiskutim fjalën e fundit pas Kryeministrit e Presidentit, Presidenti i Republikës, nuk do të ketë asnjë arsye të lëkundet në bindjen e vet për respektimin e Kushtetutës dhe do ta dekretojë Ministrin e Brendshëm, Kryeministri i Shqipërisë do të bashkëpunojë me durim e me përkushtim të plotë me Presidentin e Republikës, për ta ngjitur me sukses krisjen kushtetuese që ka sjellë e shtuna e shkuar.”
Diskutime rreth kësaj post