Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për televizionin publik grek ERT, ëhstë pyetur për kreun e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi beleri, i cili ndodhet në qelinë e burgut.
Rama tha se beleri është i barabartë para ligjit si gjithë të tjerët, dhe se ai po gjykohet nga drejtësia shqiptare për shit-blerje të votave.
“Ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai duhet të jetë i barabartë para ligjit si çdo shtetas tjetër shqiptar. Nuk mund të ketë dy gjyqësorë, një për shtetasit shqiptarë me origjinë shqiptare dhe një tjetër për shtetasit shqiptarë me origjinë greke. Ka një drejtësi. Edhe nëse nuk është perfekte, kjo drejtësi vlen për të gjithë”, tha Rama në intervistën për ERT.
Sa i përket kërcënimeve nga Athina për pengim të integrimit në BE dhe bllokimin e fondeve europiane për Shqipërinë, Kryeministri Rama dha këtë përgjigje: “Greqia që mendon se nëse topi nuk shkon në drejtimin që dëshiron Athina do të hakmerret ndaj Shqipërisë duke bllokuar procesin e anëtarësimit në BE, kjo nuk është evropiane dhe është shumë e vjetëruar për mendimin tim. Ne kemi interesa strategjike të rëndësishme, që janë në përputhje me domosdoshmërinë e një partneriteti miqësor dhe strategjik me Greqinë. Kjo vlen për të gjitha problemet, që nga kufijtë detarë e deri te heqja e ligjit të luftës nga Greqia. Jam i përkushtuar për këtë. Dhe vazhdoj të jem plotësisht i sigurt dhe i përkushtuar ndaj miqësisë sime me Kryeministrin e Greqisë”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post