Në studion e Sokol Ballës, kryeministri Rama tha se amendamentet shtesë të demokratëve nuk do të përfshihen në ligjin për Dekriminalizimin.
Rama u shpreh se PD ka pasur të gjithë kohën në dispozicion për t’i bërë këto propozimë, ndërsa ligji u miratua me konsensus dhe Kushtetuta në funksion të tij ndryshoi brenda ditës.
“Armando Prengën e përjashtuam në sekondë pa pritur hetimet e Prokurorisë apo vendimin e Gjykatës. Por kriminelët nuk i vendos PD se kush janë, por drejtësia” – tha Rama.
Sipas tij, nëse do kthehej në vitin 2013, Rama do të fuste po të njëjtit kandidatë në listën e deputetëve.
“U kam kërkuar të gjithë kandidatëve dëshminë e penalitetit. Po të ktheheshim në 20013-ën, të njëjtët njerëz do fusja në ekip” – tha Rama duke theksuar se Ligji për Dekriminalizimin është më i ashpri që ka parë bota demokratike.
Akuzave të opozitës se kryeministri e liroi Armando Prengën përmes gjykatave që komandon, Rama tha se ai nuk ka asnjë kontroll mbi drejtësinë.
“Po të kisha kontroll mbi gjykatat e vendit, do çoja të parët para drejtësisë Berishën dhe Bashën për 21 janarin” – tha Rama.
“E kuptoni në ça niveli janë në PD? Kur hëngri shpullë vuri kujën, sot i bie gjoksit se qëlloi me vezë” – tha Rama referuar Gent Strazimirit.
Diskutime rreth kësaj post