Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel sot ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Axhendën e takimeve zyrtari i lartë i Brukselit e ka nisur me një takim me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku është pritur me ceremoni shtetërore. Takimi me delegacionet do të shoqërohet nga një konferencë për mediat më pas nga një drekë pune e përbashkët.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në qendër të bisedës do të jetë Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt për tërmetin.
“Për mua dita fillon tërmet dhe mbaron tërmet. Do ia dalim, kemi shumë punë. Do të shkoj në Gjermani, Bruksel prapë përpara, sot vjen ai Presidenti i Këshillit dhe do të flasim për këtë punë” – tha Rama sot gjatë një vizite në Kashar.
Diskutime rreth kësaj post