Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se me rastin e festës së 8 Marsit ka dhuruar tre tufa me lule.
“Sot bëra tre tufa me lule. Njërën për Anetën, së cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë që e mban lidhur çdo mëngjes me burra me të cilët ajo s’do donte të kishte të bënte, që shkruajnë çfarë nuk shkruajnë dhe i nxjerrin te Bashkimi dhe që asnjëherë nuk mund t’i jem dot deri në fund aq mirënjohës sa meriton. Sepse për hir të së vërtetës ka një barrë të veçantë se djali i ka kaluar të 50 dhe prapë e ka të pamundur ta shohë aq sa meriton dhe mbi të gjitha dëgjon për të çfarë o Zot o Zot nuk ka nënë që meriton dhe aq më tepër që do donte të dëgjonte”, tha Rama.
Më tej ai tregoi se tufën e dytë të luleve e bëri për vjehrrën.
“Së dyti një tufë me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Dhe këtu më kujtohet Pandi tani, që patëm një garë me Pandin, jo direkte, po indirekte në një kongres, e mban mend Monda Stefa, se ishte me Pandin atëherë. Me Pandin ishe? Edhe nejse unë u bëra kryetar partie, Pandi sekrtetar, dhe të nesërmen shkuam te partia por ishim thikë e brisk. Më kujtohet se Pandi më tha: Si fillim mos hajde me çorape të kuqe në PS, dhe në vazhdim merre seriozisht që duhet të martohesh një orë e më parë, se kjo parti mban shumë, po një kryetar të pamartuar e me çorape të kuqe e ka vështirë ta mbajë”, tha Rama.
Ndërsa tufën e tretë të luleve Rama tha se ja dhuroi bashkëshortes.
“Buqetën e tretë e bëra për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha, më duket se aq më e mirë bëhet”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post