Kryeministri Edi Rama përmes një video mesazhi analizoi të dielën fitoren e së majtës në zgjedhjet lokale të Dibrës.
Sipas tij, fitorja e Muharrem Ramës ishte një mësim i mirë për të gjithë, pasi Dibra bëri një zgjedhje me mend.
Rama tha se e djathta u paraqit në Dibër me premtime që nuk mbahen dot, ndërsa shtoi se kandidati i majtë ishte pjesë e qytetarëve të Dibrës, i njihte problemet e tyer, i dëgjonte dhe premtimet e tij janë më të realizueshme.
“Dibranët na dhanë një mësim të mirë. Dibranët bënë zgjedhjen e duhur. Na besuan Dibrën për të vijuar të bashkëpunojmë së bashku për një qytet më të mirë. Dibranët, po dhe ne jemi të qartë që ka shumë probleme në Dibër, por qytetarët atje e kanë kuptuar që nuk është e djathta zgjidhja, por ne”, tha Rama.
Ai ironizoi edhe kandidatin e djthatë Sherefedin Shehu, duke thënë se është i vetmi në botë që nuk votoi për vete.
“Komunikimi i javës” është një rubrikë e re përmes së cilës kryeministri ka zgjedhur të flasë nëpërmjet rrjeteve sociale çdo të dielë, për çështjen kryesore të javës.
Diskutime rreth kësaj post