Kryeministri, Edi Rama, tha sot nga Ulqini se nismës së Ballkanit të Hapur po i vjen fundi, pasi e kreu misionin që kishte. Avokati, Spartak Ngjelia, komentoi sot deklaratën e kryeministrit për Ballkanin e Hapur.
Ngjela tha se Ballkani o Hapur ishte një dështim, ndërsa theksoi tha se Rama duhet të kërkonte falje e jo të thoshte se “Open Balkan” e mbylli misionin e saj.
“Dështim ishte nuk mund të realizohej. Që të ekzistonte ‘Ballkani I Hapur” Shqipëria duhet të ishte free zone. “Open Balka” nuk na dha asnjë gjë. Rama e kishte bashkë me Vuçiç këtë nismë. Nuk ka prodhim industrial. Ajo që e dërmoi këtë nismë ishte se nuk e pranoi Kurti. Në vend që të thotë më falni se gabova thotë mbaroi. Për strukturën ekonomike që ka Shqipëria nuk mund të bëhej. Nëse do bëhej Shqipëria do përfundonte në koloni”, tha Spartak Ngjela për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post