Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një orë takim me socialistët e Vlorës. Të pranishëm ishin asambleja e socialistëve, këshilltarët bashkiakë, kryetarët socialistë të njësive administrative të bashkisë së Vlorës.
“Deputetët nuk do të merren më me emërime të drejtorëve. Ata dhe drejtuesit do të jenë në shërbim të qytetit. Leli e përjashtoi vetë veten nga partia kur ne i kërkuam të bëhej deputet dhe ai refuzoi duke mbyllur edhe telefonin. Për mua qyteti vjen mbi çdo emër dhe qytetarët nuk mund të mbahen peng”, tha Rama.
Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.
Diskutime rreth kësaj post