Kryeministri Edi Rama foli për kabinetin e ri qeveritar. Rama është shprehur se ministrat e zgjedhur prej tij janë zgjedhur në kuadër të aftësive të tyre dhe peshës politike, që sipas tij, ia jep zgjedhësi. Rama mohoi se me emrat e rinj të përfshirë në kabinetin qeverisës po ndryshon kupolën e PS.
Deklarata e Ramës:
“Rolet në skuadër përcaktohen në bazë të atyre që janë prioritetet e një periudhe kohe që preferushmërisht di të ishte për 4 vite për të gjithë, por jo për të gjithë është 4 vite. Dikush e çon punën deri në një pikë pastaj e vazhdon dikush tjetër. Ka shumë rëndësi se kush caktohet ku, por kush caktohet në vendet të tjera. Është një skuadër që duhet të ketë një baraspeshë. Ajo që ka qenë thelbësore është reforma brenda PS për ta kaluar këtë parti në një nivel tjetër përsa i përket nga pikëpamja demokratike të vendit. Peshën politike e përcakton zgjedhësit, ndërkohë që qeveria nuk është asnjëherë thjesht dhe vetëm një ekip o kornizuar nga vet partia, ne kemi pasur në qeveri njerëz që kanë ardhur nga shoqëria dhe sot janë figura të rëndësishme. Nuk po përcaktoj asnjë kupolë të re të PS. Të gjitha ata që janë aty për arsye profesionale dhe për të vënë në dispozicion aftësi dhe këmbëngulje”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post