Kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë të zhvilluar mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të fortë për të gjitha mediat. Ai u shpreh se të gjitha ato media, portale, të cilat bëjnë lajme të rreme, “fake”, do të ndëshkohen rreptësisht.
Madje, i njëjti ndëshkim do të jetë edhe për të gjitha ato portale që e marrin nga media e origjinës.
Rama u shpreh se do të ketë masa dhe ndërhyrje edhe tek gazetaria “copy-paste”, si edhe do të ndëshkohen ata që përhapin lajme të rreme dhe shpifje “copy-paste”.
“Mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji, që sa herë që prodhojnë diçka të tyren, ajo gjë merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Do të ndërhyjmë edhe tek shumëfishimet në pafundësi. Do ndëshkohen përhapësit e shpifjes, njësoj si ata që e kanë prodhuar. Ka disa iniciativa në disa vende të BE-së. parlamenti francez miratoi një ligj të ashpër për lajmet e rreme. Iu duhet dhënë fuqi autoriteteve për rrjetet sociale dhe për burimet. Shembuj të ngjashëm ka edhe në vendet e tjera. Jemi të vetëdijshëm se hapat duhen hedhur me kujdes për një informacion cilësor”, u shpreh kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post