Duket shaka, por kryeminsitri ka dhënë sot një mesazh për të gjithë ata që paguajnë në të zezë duke shmangur taksat dhe detyrimet. E ‘kampion’ për këtë pjesë dihet publikisht se është Koço Kokëdhima me kompanitë e tij.
Duke folur në “komunikimin javor”, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha kompanitë që abuzojnë me pagesat e punonjësve dhe detyrimet.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se të gjithë abuzuesit do të ndëshkohen rëndë, teksa vijoi duke thënë se rreth 40% e punonjësve të bizneseve të mëdha, janë deklaruar me pagë minimale.
“Me gjithë arritjet e konsiderueshme, si dhe në luftën kundër punës në të zezë, së fundmi janë identifikuar rreth 40% e të punësuarve në bizneset e mëdha të deklaruar me pagë minimale 30 mijë lekë. Kjo është e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme, pasi shkelen hapur të drejtat e punonjësve, duke iu ngrënë padrejtësisht pensionin, duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit”, ka thënë Rama.
Sipas tij, qeveria nuk do ta tolerojë këtë situatë dhe sipas tij “gropa e detyrimeve mbetet ende e një madhësie të papranueshme për një vend që synojmë ta bëjmë shtet”.
“Në Shqipëri puna duhet paguar denjësisht, nga të gjithë pa përjashtim”, u shpreh Rama.
“Forca e ligjit do të ushtrohet më fort se asnjëherë më parë për çdo biznes që do gjendet në kushtet e mashtrimit me pagat dhe me detyrimet”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post