Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje ditën e djeshme kryeministrit Edi Rama që të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të mos bëjë shkelje të ligjit në fushatë, ndërsa e ka paralajmëruar se nëse do të përfshihej në fushatë PS do të mbetej pa gruparlamentar. Sot kryeministri iu përgjigj duke i thënë se do të dalë nga fushata i rruar dhe i qetë.
Deklarata e Ramës:
“Unë di mirë se çfarë do ndodhë pas saj, mbajeni mend mirë. Me të mbaruar kjo do të vijë një klithëm nga Vlora, vetë ai, vetë ai , dhe do thotë po më detyroni, të bëj atë që nuk e kam menduar kurrë të përfshihem në fushatë bashkë me doktorin. Që ti je futur kokë e këmbë në fushatë këtë e di çdo patronazhist. Po atë që ti nuk di e që patronazhist e di, është që do dalësh nga fushata i rruar dhe i qetë”, tha Rama në një bashkëbisedim me të rinjtë në kryeqytet.
Diskutime rreth kësaj post