Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qasje më agresive në lidhje me ndotjen e mjedisit. Në një takim me kryebashkiakët, të mbajtur në Durrës, kreu i qeverisë tha se se gjithçka duhet të nisë nga vetja.
Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet adresuar edhe ajo që qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, vendosjen e gjobave për ata që hedhin plehrat në ambiente publike.
“Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ne paguajnë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëv3 dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi.
Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë m formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi. Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshëria të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin.
Nga duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive.
Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast s policia e shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post