Kryeministri Rama u ndal gjatë te Reforma në Drejtësi gjatë Asamblesë së PS në Pogradec duke theksuar se tashmë nuk ka të paprekshëm për prokurorët dhe gjykatësit. Si referencë për kryeministrin janë përdorur dënimi i Tahirit dhe Lefter Kokës, arrestimi i Vangjush Dakos dhe Lefter Llës apo hetimi i Ahmetajt, Berishës dhe Malltezit.
“Në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një trupë gjyqësie që të mos pyesë sa i madh je”.
“Që nga 1912, nuk ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trupë gjyqësie të mos pyesë me kë je, sa i lartë je, e të kërkon të paraqitesh. Sot s’ka më asnjë person të paprekshëm. Thonë e solli Amerika, me çfarë e solli me helikopter? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, PS-ja”, shtoi kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post