Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë po prezanton programin e Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur tek emigracioni duke thënë se lëvizjet kanë qenë të vazhdueshme në këto tre dekada, ndërsa thekson se këtë fakt nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri.
“Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi nëse reformat e nisura nga qeveria e tij do të ishin ndërmarrë 27 vite më parë, Shqipëria sipas tij nuk do të ishte në gjendjen aktuale, por do të ishte në një situatë më të mirë.
“Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik, shtrirë përtokë në mes të Evropës. Imagjinojeni vetë se sa shumë kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shpërdoruar ujin, duke rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore shëndetësinë, rivalizuar administratën e kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë që lindi në vitet 1990 dhe u rritën në një rrëmujë. Sikur reformat që ne nisëm 7 vite më parëm, të ishin nisur 27 vite më parë, patjetër që Shqipëria do të ishte më e pasur e më e zhvilluar.
Ende duhet punë për ti sjellë në terezi, nuk do flisnim për këto nëse s’do kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot Kroacia ka me ne, se ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria.
Në mjedisin tonë publik debati s’ka shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion erdhi Rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj tabloje do ishte po kështu.
Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të larguar se në 2014-2018. Është dokument zyrtar. Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti, trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe ri zbritje. Kemi dhe të rikthyer. Kemi dhe një shifër tjetër që flet shumë për një tjetër rikthim të rëndësishëm… Shqiptarët për bukë s’kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post