Parlamenti u përfshi të enjten në debatin për ligjin e Vetting-ut, ndërsa kryeministri Edi Rama nga foltorja i kërkoi opozitës të zhbllokojë procesin e Vetting-ut.
“Fakti është që ju keni bllokuar Vetting-un, e keni marrë peng këtë proces duke u justifikuar me përkthimin”, deklaroi Rama. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për datën e hapjes së negociatave, Rama tha se kjo vendoset nga ne duke e zhbllokuar Vetting-un. “Nëse biem dakord të fillojmë zbatimin e ligjit të Vetting-ut, atëherë në dhjetor unë do të kërkoj datën e hapjes së negociatave dhe nëse Këshilli nuk pranon, atëherë unë marr përgjegjësi”, deklaroi Kryeministri.
5 prioritetet, tha Rama, nuk janë kushte për hapjen e negociatave por janë kritere që i vendosen mbi tavolinë çdo vend deri në ditën që bëhen anëtare të Bashkimit Europian. “5 kriteret do të shoqërojnë Shqipërinë janë 5 shtylla themelore të shtetndërtimit dhe funksionimit të një shteti që do të bëhet anëtar i BE-së”, u shpreh Kryeminsitri.
Sipas tij, ajo që ne presim në dhjetor është Këshilli të mirëpresë rekomandimin pozitiv të Komisionit sapo të fillojë zbatimin ligji i Vetting-ut.
Rama po ashtu siguroi se Gjermania do të jetë mbështetësja kryesore e Shqipërisë.
Duke marrë fjalën në seancë, ish-kryeministri Berisha ka komentuar vizitën e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani dhe mesazhin e kancelares Merkel për Shqipërinë. Sipas tij, kushti i vërtetë për çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk është vetting-u, por konsensusi politik për reformën në drejtës.
Diskutime rreth kësaj post