Kryeministri Edi Rama ka garantuar se pavarsisht situatës politike, ka vijuar puna për përmbushjen e planit elektoral.
Në rubrikën “Komunikimi Javor” Rama tha se “kemi shumë punë për të bërë në drejtim të investimeve dhe të luftës me krimin sa s’ka kohë për t’u marrë me grindje dhe fjalë politike”.
Shefi qeverisë i quan marrëzi dhe kthim pas në çadër lëvizjet politike të opozitës duke shtuar së ka lutur liderët e partive përkatëse por ka marrë pas vetëm mallkime.
“Qetësia e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e parlamentit, ia la kohën rrugës së konfliktit për pushtet të çadrës. Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese. Edhe në luftën kundër informalitetit është konstatuar rritje e xhiros. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post