Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike. Ajo është gazetarja që iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj.
Sot, një tjetër “armik” tentoi që t’i merrte një njeri shumë të shtrenjtë, bashkëshortin, por fatmirësisht, ia doli ta mundte. Ismaili ka treguar me detaje betejën e tij me COVID-in ku nuk i ka kursyer falënderimet për bluzat e bardha.
Teksa Ismaili luftonte me COVID-in te spitali Infektiv, ato dy javë nuk kanë qenë aspak të lehta edhe për Zenepen.
Luka ka pasur kritika të ashpra për opozitën. E pafalshme e ka quajtur ajo publikimin e fotove nga morgu i spitalit, teksa tha se e sheh krejtësisht absurde faktin që edhe në këto ditë, kur po diskutohet jeta, politika nuk është bashkuar për të punuar për një qëllim të përbashkët.
“Dhe si gazetare e ndjek situatën orë pas ore, çfarë ndodh me bluzat e bardha, me atë ministren në moshë të re, kur e pashë që u përlot në parlament, sepse kolegët e saj, opozita i fyen i shan, them ‘O Zot dhe në këtë situatë ku diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi dhe të punojmë të gjitha bashkë. Pashë lajmin që të gjithë deputet ikën nga parlamenti dhe mjekët veshën bluzat e bardha. Këtu te ne, mjekët e opozitës jo vetëm nuk e bënë këtë, por me daljet e tyre arrijnë deri në një farë mënyrë arrijnë të denigrojnë, jam gazetare profesioniste, nuk do i toleroja ato fotografi që nxori opozita të të vdekurve në morg, jo, as mediat nuk duhet t’i toleronin. Nëse do ishte zoti Vasili ministër i LSI-së, ca do bënte me shumë? Tritan Shehu të vesh bluzën ë bardhë. Pse nuk vunë një vilë dhe ta shndërronin në spital COVID? Unë takoj qytetarë në Vlorë dhe më thonë “boll më me lajme të zeza, mjaft më me politikën që vetëm flet dhe ulërit, të bëhemi së bashku”, rrëfen ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post