Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi protestuesit para selisë së Partisë Demokratike ku deklaroi se kjo ishte protesta më e madhe e opozitës, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Tëitter ka ironizuar fjalimin e Bashës, ndërsa shkrimin e tij e ka shoqëruar me një foto të një polici që ka mbetur i plagosur në protestë dhe që po merr ndërhyrjen mjekësore.
Postimi i plotë:
“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD – LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30 qershor”
Diskutime rreth kësaj post