Kryeministri Rama deklaroi dje se qeveria do të bllokonte aktivitetin e lojërave të fatit që prej janarit të këtij viti duke penguar kështu sipas tij që një pjesë e mirë e shqiptarëve të linin bukën e fëmijëve aty.
Është fakt që lojërat e fatit janë bërë epidemi në Shqipëri aq sa të dhënat tregojnë se gjatë vitit të shkuar shqiptarët lanë aty 132 milion euro.
Deklarata e Ramës ngjan me aksionin e vitit 2013, i cili sekuestroi mijëra makineta të lojërave të fatit pa leje duke u quajtur “Fundi i Marrëzisë”.
Muajt dhe vitet më pas u konfirmuar se në fakt, ajo që u quajt “Fundi i Marrëzisë” ishte fillimi i saj.
Sepse me atë aksion, qeveria hoqi tregun e lojërave të fatit që gjeneron miliarda nga njerëzit e afërt me qeverinë e shkuar duke e kaluar tek njerëzit pranë saj.
Është një treg që qarkullon shuma marrëmendëse dhe pushteti nuk mund t’a linte jashtë kontrollit atë si edhe personat që do ta kontrollonin tregun.
Të njëjtën gjë bëri edhe Berisha kur erdhi në pushtet në vitin 2005 ku diku me presion e diku me rregullime ligjore ia mori tregun njerëzve të Nanos duke ia kaluar njerëzve të ti.
Një operacion i ngjashëm edhe pse më i sofistikuar dhe i qepur mirë nga ana propagandistikes duket të jetë edhe ky që deklaroi Rama dje.
Qeveria do të largojë nga qytetet kazinotë duke i çuar jashtë tyre. Loja fillon tek bastet sportive, të cilat quhen ndryshe edhe si “llotot”.
Rama tha se do të mbyllen të gjitha pikat e llotove në Shqipëri, por e vërteta është pak ndryshe.
Kryeministri tha që do të mbyllen pikat fizike të llotove, pra dyqanet, por jo se do të mbyllet aktiviteti.
Tashmë, përmes të njëjtit mekanizëm, tregu do t’i merret atyre pak personave që kanë mbijetuar në forma të ndryshme deri tani dhe do t’i jepet biznesmenëve pranë Ramës.
Si do të bëhet kjo?
Bastet sportive do të vijojnë fuqishëm online. Pra, kushdo që do të doje të verë baste tani do ta bëjë atë përmes internetit, por tani tek dy tre persona të “bekuar” nga Rama. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post