Publicisti Besnik Mustafaj foli sot për marrëdhënien mes dy forcave më të mëdha të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI.
Në studion e News 24, ish-deputeti i PD tha se mes PS dhe LSI do të ketë një luftë nervash për atë që do të ndodhë më 18 qershor. Por, më tej ai shtoi se nuk sheh shenja të prishjes së koalicionit.
Mazhoranca shkon me koalicion të plotë?
Mustafaj: Nuk e di a do jetë i plotë, pasi mungon PBDNJ, por besoj se Meta-Rama do jenë bashkë në zgjedhje.
Nëse shkon në zgjedhje, a i fiton PS pa LSI-në zgjedhjet?
Mustafaj: Ne nuk kemi matës realistë të zgjedhjeve. Nuk i ka fituar as në 2013-n kur i kishte më shumë mundësitë. Në një shoqëri me aftësinë për të analizuar, duhet kujtuar se kredibiliteti te PS ka rënë, por shoqëria jonë harron shpejt. Besoj PS do marrë më pak se sa para 4 viteve, nuk gjej arsye pse të marrë më shumë vota.
PD këmbëngul që nuk do hyjë në zgjedhje..
Mustafaj: Nuk thotë që në mënyrë absolute jo, por kërkon plotësimin e kushteve, pra qeverinë teknike. Besoj se tani ka shumë pak të pavendosur. Në kokën e njerëzve është përcaktuar se kujt do i jepet vota. Nuk ka surpriza. Nuk ka emra të rinj që të bëjnë të lëkundet zgjedhja. Po u bënë vetëm me mazhorancën, atëherë kemi vetëm votime dhe jo zgjedhje.
Rezoluta PPE i bën thirrje partive të djathta në rajon të marrin pjesë në proceset zgjedhore
Mustafaj: Janë një seri reagimesh të drejtëpërdrejta kohët e fundit. Ato përmbajnë dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës që përputhen me ato të opozitës. Që do të thotë se kauza e opozitës, janë të drejta dhe është kuptuar nga ndërkombëtarët. Por nuk ka solidaritet për mënyrën se si opozita e ka gjetur zhvillimin e kësaj kauze. Është në detyrë të lidershipit të përcaktojnë strategjitë e nevojshme për të shtuar solidaritetin jo vetëm për kauzën, por edhe me rrugët për realizimin e kësaj kauze.
Diskutime rreth kësaj post