Presidentit Ilir Meta ka nisur lëvizjet për t’u afruar me kryeministrin Edi Rama, por duket se planet nuk po i ecin. Pas disa muajsh qetësie dhe mesazhe të buta, ditë e fundit Meta ka nisur të ktheje disa ligje duke i dërguar herë pas here mesazhe Ramës. Në harkun 3 ditëve ai ktheu për rishqyrtim 3 ligje, ndërkohë mësohet se ka kaluar në heshtje plot 9 ligje të tjera. Disa nga ligjet e kthyera janë: “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 24, datë 16.6.2021, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLCdhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin”; Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore; Përndarjen e shoqërisë “Hekurudha shqiptare” sh; Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare; Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 27, datë 1.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshua; Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.
Të enjten presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021 i cili përcakton alokimin e fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të”, argumenton presidenti Ilir Meta. Presidenti thotë se ky akt normative është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, shkel parimin e shtetit të së drejtës dhe “Qeveria duhet të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën”. “Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese. Ata kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”, nënvizon Meta.
Diskutime rreth kësaj post