Kryeministri Rama ka reaguar sërish ndaj dyshimeve se ai është duke ia dhënë monopol një kompanie tregun e basteve, gjë të cilën po e mbulon duke thënë se do të zhdukë lojërat e fatit nga Shqipëria.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se i gjithë kundërshtimi po bëhet nga pronarët e lojërave të fatit, të cilat ai do t’i zhdukë, por ajo që bie më shumë në sy nga reagimi i kryeministrit është pikërisht “emoji” duke nxjerrë gishtin e mesit, një simbol i sharjes në jetën e përditshme dhe rrjetet sociale.
Në fjalorin e Oksfordit, “middle finger” përkthehet me fjalët: Shkoi q*u! Ik q* veten!
Rama ka 329 mijë ndjekës në Twitter, një pjesë e mirë të cilëve e kanë parë këtë postim të kryeministrit.
Nuk dihet nëse Rama e ka bërë këtë postim me vetëdije apo “gishti i mesit” i ka rrëshkitur padashje, megjithatë duhet thënë se është hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë shan kështu publikisht. /albeu
Diskutime rreth kësaj post