Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për tema të ndryshme gjatë një interviste për televizionin serb “TV Pink”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin atë çfarë francezët dhe gjermanët e kanë bërë për Evropën.
Ai këtë e ka thënë në një intervistë për televizionin serb “TV Pink”, ku ka folur edhe për “Shqipërinë e madhe”, taksën e Kosovës për produktet serbe dhe kufijtë në Ballkan, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ka ‘Shqipëri të madhe” as në Romantizmin shqiptar, as në Renesancë, as para apo as pas. Ka vetëm një ide të qartë që ne jemi vëllezër të cilët jetojnë nëpër v ende të ndryshme dhe që kemi nevojë për bashkim. E shoh si bashkim të rrugës sonë drejt BE dhe nëse ka diçka të madhe, është një BE e madhe”, është shprehur Rama.
Sa për kufijtë në rajon ai është shprehur: “Mund të bëjmë shumë që së bashku ta bëjmë një hapësirë më ndryshe brenda rajonit dhe të jetojmë sikur të jetonim në një BE pa kufij. Të sigurohemi që tregtia, bashkëpunimi, investimet, kultura dhe gjithçka tjetër të jetë e lidhur. Ne mund ta bëjmë këtë dhe nuk duhet ta presim momentin që të bëhemi anëtarë të BE-së, por që këtë ta bëjmë në mënyrë paralele”.
Rama ka thënë se Samiti i Berlinit i mbajtur më 29 prill ka qenë i frytshëm, ndërsa për taksën për produktet serbe ka thënë se ka qenë pro suspendimit të saj.
“Ka qenë shumë me rëndësi që së bashku Merkel dhe Macron e organizuan këtë samit sepse treguan vëmendje të veçantë dhe vullnet për t’u ripërballur me çështjen e rajonit dhe për t’iu adresuar çështjeve të bashkëpunimit rajonal dhe poahtu një prej çështjeve më të rëndësishme dhe më komplekse të ditëve të sotme – dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
“Askush, as Kancelarja, apo Presidenti i Francës nuk ka kërkuar heqjen e tarifës por suspendimin e saj për t’i dhënë mundësi një kapitulli të ri të dialogut”.
Diskutime rreth kësaj post