Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me cështjen e Sandër Lleshit në Real Story. Ai është shprehur sese nuk e priste që Presidenti Ilir Meta të mos e dekretonte Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.
Më tej, Rama tha se presidenti nuk ka kompetenca për të mos e dekretuar një propozim të kryeministrit.
“Nuk më ka paraqitur arsye që do të konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret për t’u zgjedhur deputet.
Zyra e Presidentit ka bërë hulumtimit më të thellë në historinë e Republikës. Di që në historinë e Republikës tonë parlamentare ka bërë hulumtimin më të thellë. Dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë”, tha Rama.
“Nesër do i dërgoj presidenti dekretit ku përsëri do ti propozoj dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit ministër i Brendshëm me një letër apo relacion shpjegues”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post