Kosova inaguron sot Autostradën “Arbën Xhaferri”, e cila e lidh atë me Maqedoninë e Veriut. Kjo ceremoni ka bërë që qeveria e Kosovës të ftojë një numër të madh liderësh të rajonit. Ftesës i janë përgjigjur mjaft prej tyre, por jo Edi Rama.
Ky i fundit zgjodhi të bënte një takim për plaformën shqipëriaqëduam.al sot ndërkohë që kishte ftesë direkte nga Ramush Haradinaj për të marrë pjesë në ceremoni, shkruan Albeu.com.
Rama duket se nuk e duron dot Haradinajn pas përplasjes për shkak të Samitit të Berlinit, ku kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se ai i kishte bërë presion më shumë se vetë Vuçiçi për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Më pas Rama deklaroi se Haradinaj gënjente publikisht duke shkaktuar një klimë tepër të ftohtë mes tyre, e cila është reflektuar edhe sot.
Ccarja është e dukshme mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe këtë nuk e ka mbyllur as edhe një projekt madhështor si autostrada “Arbën Xhaferri”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post