Drejtuesja e emisionit, Eni Vasili tha se në telefon i kishte ardhur një mesazh nga kreu i opozitës, ku shkruhej se ky i fundit kërkonte që Rama t’i lironte vendin e të ishte ai në krye të qeverisë në këtë kohë të vështirë.
Eni Vasili ishte e bindur se mesazhi i kishte ardhur nga Basha dhe e lexoi publikisht, ku më pas shkëmbeu disa replika me Kryeministrin.
Debati:
Eni Vasili: Zoti Basha më shkruan dhe thotë: Eni pyetje pak Ramën a është gati që të më lërë mua vendin që të menaxhoj unë situatën?
Rama: (Qesh) Ja urdhëro, shiko ça thotë është në autobus akoma.
Vasili: Është pyetje e ka nisur Basha.
Rama: Je e sigurt që e ka shkruar Basha?
Vasili: Po se është në vijim të mesazheve që kemi shkëmbyer për emisionin.
Rama: Është i paparë, ato që ëndërron i shkruan, ose i kanë marrë telefonin dhe i është shkruar vetë mesazhi.
Pas këtyre batutave, vijoi më tej debati, por Eni Vasili kërkoi sërish vëmendjen e Ramës dhe lexoi mesazhin e dytë, ku sqaroi se Basha nuk kishte shkruar gjë.
Eni Vasili: Zoti Rama, Basha po më shkruan tani dhe më thotë: Nuk kam shkruar asnjë mesazh, nuk ju ndiqja dhe tani më thonë për mesazhin. Nuk kam shkruar asnjë mesazh.
“Kërkoj ndjesë zoti Basha ndoshta teknologjia ka ndërhyrë më këtë mesazh”, – shtoi më tej Eni Vasili, por nuk sqaroi se si erdhi ai mesazh në telefonin e saj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post