Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Përmes një videomesazhi kreu i qeverisë shqiptare teksa kujtoi sfidat e mëdha që po kalon vendi ynë, siç është tërmeti apo dhe pandemia, uroi shqiptarët për një të ardhme më të mirë.
Kryeministri i është drejtuar qytetarëve të këtij vendi, që me punën e tyre ushqejnë fëmijët, shqiptarë të thjeshtë që për të janë motiv që ai zgjohet çdo mëngjes dhe punon për një të ardhme më të mirë për vendin.
“Të gjithë mendojnë se bëjnë punë të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj, është më e vështira. Unë punoj shumë. Problemet që duhen të zgjidhen shumë janë të panumërta. Lërë pastaj ‘bum’ tërmeti, bamp covid-i. Çfarë sfidash! Puna më e vështirë është e atyre që duhen të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit. Puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë dhe në të ftohtë, ditën e natën, për t’i kthyer sa më parë në banesa. Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të dielat pushim, e mjekëve dhe infermierëve që tashmë luftojnë kundër COVID-it. Puna më e vështirë është e një shqiptari të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie, apo rimëkëmbje. Puna më e vështirë është e prindërve për t’ju siguruar fëmijëve një të ardhme më të sigurt, një Shqipëri të fortë e të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bën punë time më të lehtë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe, për të luftuar që të bëjë çdo të mirë për vendin tonë. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të shndritshme. Të gjithë njerëzit që punojnë në Shqipëri dhe familjet e tyre, dua t’i falënderoj nga zemra për gjithçka që japin dhe t’ju uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë.”, tha Rama.
Mes të tjerash ai e ka postuar dhe një mbishkrim sipër videos ku shkruan;
“#FALEMINDERIT🙏
Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi❤️🇦🇱”., ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post