Në samitin që bëri bashkë ministra të vendeve të rajonit për transportin dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Europian , kryeministri Edi Rama nuk i fshehu rezervat ndaj Brukselit, për mungesën e vëmendjes se duhur mbi projektet që prekin rajonin.
“Të presësh nuk e di se sa vite për të bërë një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, që është një segment hekurudhor i një lagjeje të një metropoli të madh, për shkak të burokracisë në institucione europiane, kjo është diçka që realisht dhemb shumë dhe realisht krijon shumë frustrim dhe shkon komplet në të kundërt të qëllimeve të mëdha të përbashkëta.”- tha Rama.
Në samitin rajonal të transportit Rama dha detaje për projektet që pritet te përfundojnë brenda këtij mandati qeverisës.
“Ne jemi në një fazë të avancuar tanimë të punës për Korridorin Blu, një nga segmentet e këtij korridori është tanimë në rrugën e ndërtimit. Segmentet e tjera janë në fazën përfundimtare të daljes në tender ndërkombëtar dhe jemi shumë besimplotë që në harkun e këtij mandati të tretë qeverisës, ne do të shikojmë shumë frutet.”– tha Rama.
Kryeministri Rama u shfaq optimist për një tjetër projekt, atë të menaxhimit te integruar te trafikut që parashikohet te finalizohet brenda këtij viti si dhe nisjen e zbatimit të projektit të rrugëve “smart”.
Diskutime rreth kësaj post