I gjendur përpara këtyre fakteve, kryeministri ka replikuar për dy ditë me LSI-në, ndërsa sot ka vendosur të takojë Metën, por edhe Idrizin siç bëjnë me dije burime të News 24 dhe BalkanWeb. Pas takimit me Metën, Rama iu drejtua kryeministrisë për mbledhjen e qeverisë, ndërsa pas saj mund të takojë Idrizin, por edhe aleatë të tjerë, pasi koha për të vendosur për një koalicion po ikën shpejt, ndërsa zgjidhja duket gjithnjë e më larg.
Si u thellua kriza pas 1 Prillit?
Darka me peshk e së dielës, pastaj replika në distancë për qeverinë e besimit dhe sot një takim kokë më kokë. Këto janë zhvillimet politike që erdhën fill pas 1 Prillit, datë kur skadoi zyrtarisht edhe marrëveshja e arritur katër vite më parë për koalicion parazgjedhor. E ndërsa u përfol që dy aleatët në qeveri Edi Rama dhe Ilir Meta do të rinovonin kontratën, dolën në pah dallimet. Meta deklaron që pa opozitën nuk ka zgjedhje, ndërsa Rama i kujton Kushtetutën dhe thotë që ato do të mbahen, ndonëse nuk përjashton mundësinë e një tryeze dialogu me Lulzim Bashën.
Diskutime rreth kësaj post