Kryeministri Edi Rama, përmes postimeve në Facebook, ka zbuluar sa shpërblim do të marrin për festa zjarrfikësit dhe policët.
Rama është shprehur se nga Pakoja e Madhem zjarrfikësit do të marrin 20 mijë lekë të rinj, ndërsa policët nga 10 mijë lekë të rinj.
“Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për zjarrfikësit do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën
10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për inspektorët e nënkomisarët dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin familjar të punonjësve të policisë në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post